Edhe ky super lojtar i Realit jashtë fushës

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 15:04 | Nga

Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarit në Marcelon për një muaj.

Real Madrid ka marrë një lajm të keq nga stafi mjekësor i skuadrës. Mbrojtësi brazilian, Marcelo do të mbetet jashtë fushës 3-4 javë.

Braziliani është lënduar në humbjen e Real Madridit nga Real Betis (0:1), e cila ndeshje u zhvillua në fundjavë në “Santiago Bernabeu”.

Por, përveç Marcelos, Los Blancos i ka të lënduar edhe yjet si: Mateo Kovacic, Karim Benzema, Jesus Vallejo dhe Theo Hernandezin.

Kurse, në stërvitjen e fundit të Realit, para ndeshjes me Alavesin ka munguar ylli gjerman, Toni Kroos.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme