Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja e ka cilësuar si lajm të mirë paralajmërimin e dërgimit në Kuvend të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai në një intervistë të dhënë për Gazetën Blic ka theksuar se është i vendosur që të mos e votoj demarkacionin, derisa është i bindur se ky version i demarkacionit do të bie përfundimisht në Kuvend.
Muja, ka theksuar se kjo qeveri duhet të bie sa më parë dhe se vendi duhet të shkoj në zgjedhje të parakohshme.
Deputeti i PDK-së, ka thënë se edhe nëse ndëshkohet partia për shkak të qëndrimit të tij kundër demarkacionit, me mos futje në listë zgjedhore, ai do të vazhdojë të jetë aktiv në politikë.