Edhe një femër u dhunua dje në Mitrovicë

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dhunim ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në pjesën jugore të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, policia në ora 05:00 të mëngjesit të së dielës ka arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një femër.

Po ashtu është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Edhe se javën që kaloi edhe një femër tjetër ishte dhunuar nga tre persona.

Të ngjashme