Luftëtari i lirisë së UÇK-së, Afrim Basha nga Suhareka është thirrur sot nga Gjykata Speciale
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati përmes një postimit të tij.
Sipas Gucatit, Basha do të dal faqebardhë si të gjithë luftëtarët e tjerë të UÇK-së.
“Sot morra lajmin që luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Afrim Basha nga Suhareka është thirrur nga gjykata speciale , dhe do të dali faqebardhë si të gjithë luftëtarët e drejtë të UÇK-së”, ka shkruar Gucati.