Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë edhe një hap drejt njohjes së pavarësisë dhe shkëputjes së Kosovës.
Kështu thotë kumtesa e Partisë Demokratike të Serbisë, të cilën e përcjell FoNet.
Këtë hap drejt njohjes së Kosovës, kjo parti e vëren te fakti se kryetari serb Vuçiq në Sofje ka nënshkruar, bashkë me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, Marrëveshjen ndërkombëtare për digjitalizimin e Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net
Sipas kumtesës, deklarata të cilën e kanë miratuar liderët e Bashkimit Europian, kushtëzon se njohja, e cila mundet por nuk duhet të ndodhë, varet nga zbatimi i marrëveshjeve inkluzive detyruese për zgjidhjen e kontesteve bilaterale.
Kur bëhet fjalë për Serbinë, kjo do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe marrëveshje për kufirin shtetëror ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, konstaton kumtesa partiake.