Edhe një lëkundje e fortë në Shqipëri, tani 4.3 shkallësh

Prishtinë | 30 Nën 2019 | 22:43 | Nga Ekonomia Online

Një tërmet tjetër është ndjerë sërish në Shqipëri, në orën 20:53.

Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve, dridhja ishte me mangnitudë 4.3 shkallë të Rihterit.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 23 kilometra në veri-perëndim të Shijakut.

Shqipëria ka ndjerë lëkundje të vazhdueshme që nga 26 nëntori kur u godit nga një tërmet 6.4 ballësh.

Tërmeti i së martës la mbi 51 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë të pastrehë.

Mijëra njerëz nga Shqipëria tashmë kanë ardhur të strehohen në Kosovë.

Të ngjashme