Edhe një portier shumë i talentuar i bashkohet Kosovës

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Agim Ademi, sot, ka zhvilluar një takim me portierin e klubit zviceran, Schaffhausen, Amir Saipi dhe me familjarët e tij.

Gjatë këtij takimi është biseduar rreth mundësisë së ardhjes së Amirit në radhët e Kombëtares së Kosovës.

Pas këtij takimi presidenti Ademi theksoi se Amiri është portier shumë perspektivë, një djalë shumë i mirë dhe vjen nga një familje bujare.

“Shpresoj që shumë shpejt do të fillojmë procedurat e pajisjes me dokumentet e nevojshme dhe në tetor të jetë i gatshëm grumbullimi i tij dhe bashkëngjitja në familjen tonë Dardane. Edhe një Dardan i ri, vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi pas këtij takimi.

Të ngjashme