Në shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë ka filluar sot mësimi për vitin shkollor 2022/23.
Lajmin pe ka bërë të ditur drejtoresha e Arsimit, Eranda Kumanova – Baçi.
“Shkolla Mazllum Këpuska ka fillu sot, më ka informuar zyrtarisht, aty është vetëm cikli 6 deri 9” – ka thënë Kumanova – Baçi.
Drejtoresha ka bërë të ditur se mësimi është duke u zhvilluar edhe në shkollat “Këlmend Rizvanolli”, “Mustafa Bakija”, “Emin Duraku”, “Fehmi Agani”, “Yll Morina” pjesërisht dhe shkolla “Fan Noli” në fshatin Dujakë.
Greva në sektorin publik ka filluar më 25 gusht.
Sindikalistët ndër të tjerash po kërkojnë rritje të pagës prej 100 euro, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.
Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që të mbahet mësimi.