Edhe Roma solidarizohet me Shqipërinë

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Disa orë më herët faqja zyrtare e Milanit në rrjetin social Twitter e ka publikuar një mesazh lidhur me të prekurit nga tërmetet në Shqipëri.

Shqipëria po përballet me një katastrofë të madhe, ku një tërmet i madh i orëve të para të mëngjesit, ka shkaktuar vdekjen e 16 personave dhe qindëra të lënduarve.

Pas ‘Rossonerëve’, edhe një ekip tjetër nga Serie A ka reaguar pas asaj që po ndodh në shtetin fqinjë, shkruan lajmi.net.

Roma nëpërmjet një postimi në Twitter ka shprehur mbështetjen e plotë për Shqipërinë në këto orë të vështira.

“Në këto orë të vështira, AS Roma shpreh afërsi me popullin shqiptar”, ka shkruar Roma në rrjetin social Twitter.

Të ngjashme