Edhe sot protesta nëpër Serbi – pos rrugëve, bllokohen edhe pikat kufitare

Prishtinë | 15 Jan 2022 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Organizatat mjedisore edhe sot po protestojnë kundër kompanisë Rio Tinto.

Kjo e fundit ka fituar të drejtën për mihjen e litiumit, e cila po kundërshtohet prej qytetarëve dhe organizatat joqeveritare.

Qeveria serbe dhe presidenti Aleksandar Vuçiq kanë pohuar se do t’i revokojnë lejen kompanisë anglo-amerikane, raporton N1.

Megjithatë qytetarët nuk po u besojnë fjalëve të udhëheqësve të tyre shtetëror pasi që kompania po vazhdon blerjen e pronave ku do të fillojnë mihja.

Pos bllokadave të rrugëve të qyteteve të ndryshme serbe, sot janë bllokuar edhe pikat kufitare dhe do të zgjasin për tre orë.

Ndryshe, Serbia do të mbajë gjatë ditës së nesërme do të mbajë një referendum për ndryshimet kushtetuese, e cila po kundërshtohet gjithashtu prej qytetarëve. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme