Infrastruktura sportive në Kosova vazhdon të përmirësohet.
Një tjetër stadium në vendin tonë pritet të plotësojë në të ardhmen e afërt standardet e UEFA-s, kategoria e dytë.
Lajmin e ka dhënë drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, gjatë një vizite që i ka bërë Lipjanit dhe stadiumit të këtij qyteti,
“Sot në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit vizitova Komunën e Lipjanit, ku në takim me kryetarin Imri Ahmeti vizituam punimet në dy projekte në përmirsimin e infrastrukturës sportive në Lipjan në Stadiumin e futbollit ,,Sami Kelmendi” dhe Palestrën Sportive të qytetit”, ka shkruar Alaja në Facebook.
“Palët u pajtuan që stadiumi të plotësojë kriteret e UEFA-s, kategoria e II-dytë duke investuar në fazën e dytë në vendosjen e barit artificial, ndriçimit me 700 LuX, zërimi, rrethoja, inventarizimi etj në vlerë 700,000.00 euro. Po ashtu investimi në Palestrën e Sportit të qytetit ku janë duke u zhvilluar punimet me dinamikën e paraparë, u dakorduan që Ministria të ndajë buxhetin për vitin 2020 dhe 2021 në vlerë 800,000.00, ndërsa pjesën tjetër të investojë Komuna që kap vleren e projektit mbi dy milionë euro. Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit në nivel lokal dhe qendrorë”, ka shkruar tutje Alaj.