Edhe Zyra e BE-së kritikon moscertifikimin e Listës Serbe: Politizimi i KQZ-së nga VV dhe partitë tjera, i dëmshëm

Prishtinë | 02 Dhj 2025 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës ka kritikuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në reagim thuhet se politizimi i KQZ-së nga Vetëvendosja dhe partitë tjera politike, është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, shkruan Reporteri.net.

“BE në Kosovë shpreh keqardhje për vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos e certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të 28 dhjetorit. Politizimi i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe parti të tjera politike është i dëmshëm për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe raportin e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të BE-së”, thuhet në reagim.

Të ngjashme