Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto të një grupi të atdhetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve është edhe Luigj Gurakuqi.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto të një grupi të atdhetarëve shqiptarë, në mesin e të cilëve është edhe Luigj Gurakuqi.
“100 vjet më parë, në 28 nëntor 1917, ylli i Gegërisë dhe një nga figurat më të ndritura të mbarë shqiptarisë, Luigj Gurakuqi, shfaqej mu poshtë atij flamuri që kontribuoi aq fort të shpalosej i lirë më 1912, në një tubim të djelmnisë të qytetit të Shkodrës, ku lindi më 20 shkurt 1879 dhe të cilit ju bë kurorë lavdie dhe krenarie të përligjur”, shkruan Rama në Facebook.