Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte në tribunat e “Allianz Stadium”, duke ndjekur ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos me fanellën e Juventusit në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”.
Pas ndeshjes, kreu i qeverisë postoi në Instagram një foto me kampionin portugez, 5 herë fitues i Topit të Artë.
Rama më parë kishte postuar një story në Instagram ku shihej duke bashkëbiseduar me Presidentin e kampionëve në fuqi të Italisë, Andrea Agnelli.
https://www.instagram.com/p/Bm6ftilFg-8/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_loading_state_control