Koalicioni pritet të nënshkruhet sonte rreth orës 18:00 në rezidencën e Pacollit në Hajvali.
Kryeministri i Shqipërisë është involvuar në krizën politike të Kosovës. Edi Rama ka marrë rolin e negociatorit mes Behgjet Pacollit dhe kolicionit PAN.
Burime të Botapress-it nga AAK-ja njoftojnë se Edi Rama tashmë ka marrë premtime nga Behgjet Pacolli se 4 deputetët e AKR-së do ta votojnë Ramush Haradinajn për kryeministër.
Pas takimit të sotëm mes Rrahim Pacollit, Hashim Thaçit, Kadri Veselin e Sami Lushakun, duket se gjithçka është gati që sonte pasdite, rreth orës 18:00 të zyrtarizohet koalicioni i AKR-së me PAN-in, shkruan Botapress.