Në Shqipëri sot është heshtje zgjedhore dhe kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ta kalojë ndryshe këtë ditë.
Pas rreth një muaj fushate intensive, sot kreu i PS ka preferuar ta kalojë ditën me djalin e tij të vogël Zaho.
Rama ka postuar një foto me vogëlushin duke luajtur në një fushë basketbolli në Lungomare, në qytetin e Vlorës.
Duket se Rama sot i është përkushtuar familjes së tij, pasi ditën e nesërme e pret një tjetër ditë, e cila do të jetë vendimtare për të, nëse do të vazhdojë të jetë kryeministër apo jo!