UBT i ka mundësuar shkëmbim semestral studentit të Shkencave Politike, Edin Pula, në universitetin shtetëror për shërbime publike, në Budapest të Hungarisë, saktësisht në National University of Public Service.
Edini falë bursës së fituar vazhdoi studimet në këtë universitet për një semestër, ëndërr kjo e kamotshme e tij për të qenë pjesë e një universiteti të njohur në botë.
Pas përfundimit të semestrit, ai është kthyer në Kosovë me dëshirën më të madhe për të dhënë kontribut si rezultat i kompetencave të larta, përvojë që tashmë synon ta ndajë në vendin e tij.
UBT ka partneritet dhe bashkëpunim me rreth 500 universitete dhe institucione të shquara në botë, falë së cilave bëhet shkëmbimi i studentëve, stafit akademik, si dhe ka krijuar bashkëpunim në aspektin shkencor dhe teknik, vizita studimore, etj.