Efektet e injorimit të Banjskës në Samitin e Tiranës

Prishtinë | 16 Tet 2023 | 09:06 | Nga Shenoll Muharremi

Kështu veproi Spanja në Granada kur u zhvillua Samiti i Komunitetit Politik Europian. Edhe Tirana zyetare tha “nuk është Samiti vend për çështje bilaterale”. Spanjën e kuptoj, po qeveria e Shqipërisë?

Nëse Procesi i Berlinit nuk është për marrëdhënie të mira fqinjësore në Ballkan, nuk është për asgjë tjetër. Një ndër qëllimet kryesore të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian është fqinjësia e mira dhe bashkëpunimi rajonal. Alfa dhe Omega e procesit të integrimit të Ballkanit në BE.

Lidershipi i fortë nënkupton kur ne zgjedhim çështjet e vështira tani në dobi të dobive afatgjata. Kur ne injorojmë problemet tani, krijojmë fatkeqësi afatgjate. Asgjë më mirë nuk e shpjegon politikën e gabuar me dekda të BE ndaj Ballkanit sesa kjo.

Asgjë nuk ka kalon dhe nuk ka kuptim në proces tē integrimit Europian nëse ky parim i fqinjësiaë së mirë, paqës dhe sigurisë injorohet. Rasti Banjska është sinonim i burimit të problemeve në Ballkan. Si mund të injorohet një kërcënim i tillë për sigurinë rajonale dhe Europiane? Qeveria e Shqipërisë po tenton të fus ndër jorgan kërcënimin kryesor të paqër dhe sigurisë në Ballkanin Perendimor: Sulmin në Banjskë dhe agresionin e regjimit të Beogradit ndaj Kosovës.

Tirana zyrtare po dëshiron të bëhet nikoqir i mirë dhe të largojë tensionet dhe pikat e nxehta nga agjenda dhe tavolina, por kjo rrugë minon stabilitetin në rajon. Kjo dashamirësi po bëhet në dëm të Kosovës. Ky është edhe një problem i politikës së jashtme të BE ku duke mos arritur të gjeneroj qëndrim të harmonizuar, fsheh dhe mbulon problemet… i mbulon ato ndër dhe derisa eksplodojnë sikur vullkani.

Fatkeqësisht, për Kosovën, Samiti i Tiranës nuk po dallon shumë nga Samiti i Granadës ku Qeveria e Spanjës si nikoqire largoi dhe shmangu sulmin e 24 shtatorit nga agjenda dhe deklerata përfundimtare e Samitit të Komunitetik Politik Europian.

Të ngjashme