Një muaj më parë, rrëmuja e krijuar rreth lokacionit të Festivalit “Sunny Hill” ishte bërë temë jo vetëm tek mediat lokale, por dhe ato ndërkombtare, mosmarrveshja për destinacionin kishte agrivuar, sa që Festivali u anulua duke lënë një shije të hidhur ( marr parasyh pozitën e pavolitshem ku gjindet Kosova, në hartën e turizmit dhe investimeve)
Të shumta ishin reagimet nga shoqeria civile dhe opinionistët, (sic opinioni mbi temen; ekonomiaonline_opinione) jo medoemos mbi vet festivalin muzikor, por mbi rolin e tij dhe imazhin tonë në botë, dhe padyshim anulimi i tij ishte ‘katastrofal’ në këtë aspekt.
Por, si një ‘tele-novel’ ashtu siq rëndom e kemi skenën tonë politike, festivali u rikthye, dhe kjo ngjarje nuk kaloi dot pa u përmendur me pak cinizëm nga Billboard Magazine, dhe New York Times, ku ceket ‘ festivali rikthehet në Kosovë, pas mosmarrveshjeve të shumta politike mbi lokacionin!’
Megjithatë, nëse jeni të interesuar të lexoni më tepër mbi performancën e Dua Lipës (apo të ndonjë artisti tjetër) me duhet t’ju zhgënjej, sepse ky opinion nuk ka te bëjë me performancën artistike, edhe pse gjykuar nga mediumet presitigjioze, nga Daily Mail e deri tek MTV dhe Vogue, Dua ka shkëlqyer si në dukje ashtu dhe në skenë, por unë si rëndom do analizoj efektin të cilin Ajo e solli, dhe ndikimi i Dua’s nga rrjetet sociale e deri tek mesazhi, për turistët e huaj dhe investitorët potencial, apo reklamimi të cilin Kosova e gjeneroi nga ky event, është thjesht fantastik:
Ndër statistikat kryesore theksoj;
Bujtinat në Prishtinë;
gjatë festivalit (4-7 Gusht) në Prishtinë, bazuar nga kërkimet në Airbnb, dhe nga statistikat e agjencioneve te patundshmerive, nuk kishte dhoma të lira, (perveq në Fushë-Kosovë), marr parasysh cmimet për një natë fillojnë nga 25 deri 60 eu, atëherë na del një mesatare e 40 euro për një natë, e rreth 10-11 mijë njesive, sa besohet të jenë gjithsej (së bashku me hotelet dhe hostelet) kjo na jep vlerën e gjenerimit të rreth 2 milion eurove, ndërsa;
për më tepër,
Unë, aty e kisha që nga fillimi, pasi statistikisht njihemi si një ndër vendet më të varfura në Europë, ( sipas UNPD) dhe akoma i vetmi vend i cili ende nuk lëviz lirishëm, dhe mu aty Dua shfrytëzoi fuqinë e rrjeteve sociale, (Instagram/facebook) duke bërë mbi 100 postime rreth ngjarjes dhe qytetit, dhe duke inicuar kampanjën ‘ set me free’ apo ‘me lër të lirë’.
Drejtuar ‘byrokratëve’ Europian të cilët, jo vetëm që e kanë misionin e tyre kontravers në Kosovë, (që 13 vite) dhe janë ‘sponzor kryesor’ të një dialogu, që tanimë ka marr formën e saj ‘Kafkiane’ dhe është shëndruar në një parodi, që sfidon logjikën e shnosh, pasi janë Kosovarët, të vetmit të cilët, nuk udhëtojn dot pa viza (e jo pala tjetër!) ndërsa misioni Europian, fillimisht inicuar për zbatimin e ligjit, degjeneroj në paguhem mirë, për të bërë ASGJË shumë shpejt’ dhe ja ku jemi,
Viti 2022, të izoluar si ndonjë vend sub-saharian, dhe qfarë t’ju them gazetareve që kontribuan në këtë opinion, (Altianës dhe Rrezës- të posa diplomuara në gazetari) dhe që kanë qdo kualitet njerzor dhe profesionalë, si cdo gazatare tjetër e huaj, por që regjimi i vizave mund t’ ju kushtoj me avanismin e mëtutjeshëm në karrier!!
Prandaj, e gjithë situata më rininë tonë, migrimin dhe stagnimi ekonomik, duhet të jetë prioritet ABSOLUT nga Qeveria, koha është për veprime konkrete, apo do të vazhdojmë të humbasim kohë akoma me ‘stikersa’ dhe ‘asociacione’
*Autori është konsulent, dhe themelues i portalit thejournalbiz.com