Manchester United dhe Manchester City janë futur në garë për mesfushorin e skuadrës së Shakhtar Donetsk, brazilianin Fred, ka njoftuar “Daily Mail”.
Mësohet se 25-vjeçari, pëlqehet si nga Pep Guardiola ashtu edhe nga Jose Mourinho, të cilët janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 55 milionë euro për transferimin e tij.
Fred pritet të largohet nga ekipi ukrainas në fund të këtij edicioni, edhe pse ka kontratë deri në verën e vitit 2023.
Ai në këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime në 31 ndeshje të zhvilluara për Shakhtarin në të gjitha garat.
Fred është pjesë e Përfaqësueses së Brazilit prej vitit 2014 dhe deri më tani ka shtatë paraqitje. Ai te Shakhtari u transferua në vitin 2013 nga Internacionali për 15 milionë euro.