Klubi anglez Sunderland AFC ka nisur bisedimet për transferimin e anësorit të FC Barcelona, Roony Bardghji, gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimit të TEAMtalk, përfaqësuesit e 20-vjeçarit kanë kontaktuar Sunderlandin pasi Barcelona ka vendosur ta nxjerrë lojtarin në shitje pas përfundimit të merkatos së saj verore.
Megjithatë, Sunderland nuk është klubi i vetëm që po monitoron situatën e suedezit. Leeds United, Aston Villa FC dhe Everton FC gjithashtu kanë zhvilluar bisedime me palën e lojtarit.
Në këtë fazë, Sunderlandi ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për transferimin e Bardghjit, por interesimi mbetet konkret dhe negociatat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.
Bardghji konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit skandinav dhe largimi i tij nga Barcelona mund t’i hapë rrugën një aventure të re në futbollin anglez.