Presidentja e re e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka emëruar zgjedhjet e saja për ekipin më të ri të BE-së.
Ata që gjenden në listën e saj pritet të përballen me disa sfida të vështira, përfshirë trajtimin e daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Nëse miratohet nga Parlamenti Evropian, ekipi ekzekutiv i zonjës von der Leyen do të jetë me diversitetin më të lartë gjinor në historinë e BE-së, me 13 gra dhe 14 burra.
Nuk ka asnjë të nominuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Brexit aktualisht është caktuar për 31 Tetor – një ditë para së cilës Komisioni i ri do ta marrë detyrën.
Eurodeputetët pritet të mbajnë seanca konfirmimi për secilin kandidat.
Me qendër në Bruksel, Komisioni është përgjegjës për zbatimin e rregullave të BE-së dhe traktatet e bllokut dhe është i vetmi organ i BE-së që mund të hartojë ligje.
Ursula von der Leyen, ish-ministre e mbrojtjes e Gjermanisë, do ta zëvendësojë zyrtarisht Presidentin e Komisionit Jean-Claude Juncker më 1 nëntor.