Besart Berisha ka shkëlqyer ditë më parë në kampionatin australian.
Sulmuesi nga Kosova ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij Melbourne Victory 5-2 ndaj Central Coast Marines.
32-vjeçari realizoi het-trik në këtë takim për t’i siguruar tri pikë të reja Melbournit.
E kjo ka bërë që ai të vlerësohet lartë dhe të futet në ekipin më të mirë të javës nga FIFA.
Falë tre golave të shënuar, Berisha është në mesin e 23 lojtarëve më të mirë në botë.
Ai shihet si zëvendësues i sulmuesve si Salah, Icardi dhe Gelson Fernandez që janë në formacionin e parë.
Me tre golat e shënuar në fundjavë, Besarti ka arritur në kuotën e 12 golave në kampionatin asutralian ku ka edhe katër asistime.
Kjo nuk ishte hera e parë për Berishën që bënë pjesë në formacionin më të mirë, pasi një gjë të tillë e kishte bërë edhe vitin e kaluar.