1 milion euro verë eksportohen në Serbi, atje shiten me mbishkrimin “Made in Kosova”

Suharekë | 14 Sht 2020 | 14:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe “Agrokosova Holding” kanë organizuar aktivitetin për vjeljen e rrushit “Vjelja e Rrushit Kosova 2020” me moton “Unë konsumoj produkte vendore, Po JU?”.

Fillimisht është nënshkruar marrëveshja ndërmjet kompanisë kosovare dhe asaj serbe, për eksport të prodhimeve të ndryshime, që kap vlerën e rreth 1 milion euro, e që në Serbi do të paraqitet si “Made in Kosova”.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha me këtë rast se prodhuesit vendës po fuqizohen dita ditës si dhe është rritur vetëdija për konsumim të produkteve vendëse.

“Sot po fillojmë më ndryshe se viteve të kaluara për shkak të pandemisë dhe prandaj sot jemi organizuar. Kosova ka prodhim vendi dhe prodhuesit vendës ani pse janë të pakët, dalëngadalë po fuqizohen. Iniciativat e sektorit privat vazhdimisht janë në rritje edhe pse shpesh herë janë të penguara nga institucionet tona”.

“Prandaj sot kjo iniciativë ka të bëjë për ngritje të vetëdijes së prodhimit vendor ‘Unë konsumoj prodhime vendore po ju’, që është një traditë 19 vjeçare”, tha Shahini.

Sipas tij, institucionet duhet që punojnë për rimëkëmbjen ekonomike, duke ndihmuar sektorin privat, duke kërkuar miratimin e ligjeve që lidhen me këtë çështje.

“Institucionet e vendit duhet të bëjnë më shumë sa i përket rimëkëmbjes ekonomike në kohë të pandemisë. Sektori privat nuk rritet me deklarata mediale, por rritet me ndihma të drejtpërsëdrejti”.

“Për herë të parë në histori ka nevojë për ndihmë sektori privat që çuditërisht Kuvendi po heziton që t’i implementoj disa ligje që ka të bëjë me rimëkëmbje ekonomike dhe me ratifikim të disa marrëveshje që kanë të bëjnë me ndihmuar në sektorin privat”, tha Shahini.

E pronari i “Agrokosova Holding”, Haziz Tafaj, tha se kanë investuar në ruajtjen e traditës, duke investuar në teknologji të re.

Ai më tej shtoi se produktet e tyre eksportohen në shumë shtet të botës dhe se janë vlerësuar për cilësi, raporton EO.

“Gjendemi në kohën e rrushit të vjeljes së rrushit dhe asaj të verës ku sëbashku më komunën e Suharekës organizojmë festivalin e vjeljes, por këtë vit për shkak të pandemisë nuk kemi mundur ta organizojmë në mënyrë tradicionale”.

“Kompania jonë njihet në mbarë botën sepse eksportojmë dhe jemi krenar që prodhimet tona pëlqehen dhe vlerësohen. Si ndërmarrje kemi investuar shumë në ruajtjen e traditës, në krijimin e plantacioneve të reja dhe përveç që vitin e kaluar që ka investuar shumë në teknikë, jemi duke investuar shumë edhe në inovacione tjera”, tha ai.

Kurse kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, tha se prej që vitin tjetër kjo kompani të shtojë edhe 50 hektarë, në mënyrë që nga 350 të fillojnë punën me 400 hektarë.

Edhe ai ka apeluar te deputetët që të votojnë miratimin e ligjeve që lidhen me rimëkëmbjen ekonomike.

“Unë e them se jam në anën e bizneseve dhe do të jem çdo herë dhe kjo kompani ka afro 350 hektarë vreshta dhe ka një kontratë për 50 hektarë të reja që besoj se vitin e ardhshëm do t’i kemi 400 hektarë me vreshta”.

“E kam një apel për Kuvendin e Kosovës që sa më shpejt t’i aprovojnë ligjet që kanë të bëjnë më rimëkëmbje ekonomike që ka nevojë gjithë komunat e Kosovës”, tha ai.

Ljubisha Mitroviç nga kompania “Euro Test” tha se bashkëpunimi me kompaninë kosovare “Agrokosova Holding”, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, raporton EO.

Gjatë këtij aktiviteti, janë vizituar edhe plantacionet me vreshta, ku u njohën për së afërmi me prodhimtarinë e tyre.

Lexo më shumë:

Të ngjashme