41% e ndërmarrjeve thonë se arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi ndikon në rritjen e eksportit

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 09:35 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për medie ka prezantuar hulumtimet rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij hulumtimi, Rukiqi ka thënë se 41 për qind e ndërmarrjeve të Kosovës konsiderojnë se në rast të arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi do të rriten eksportet.

“Në pyetjen se sa ka ndikuar Serbia në zhvillimin e bizneseve kosovare, 75 për qind e bizneseve thonë se ka pas ndikim negativ, pra është një shoqëri dërmuese që besojnë se komplet këtë periudhën kur Kosova ka pas mundësi për një zhvillim shumë më të shpejt ekonomik”.

“Serbia ka pas ndikim negativ për shumë arsye dhe ajo më kryesorja është kufizimi i eksportit, humbja e tregjeve, konkurrenca e padrejtë e shumë të tjera”, ka thënë Rukiqi.

“Në pyetjen që lidhet me marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë dhe në atë se a do të ndikojë që Kosova të jetë në një performancë më të mirë në zhvillimet e bizneseve nga rajoni”.

“41 për qind konsiderojnë se po ndërsa, 33 për qind ndoshta, ndërsa vetëm 16 për qind nuk konsiderojnë se do të ketë ndikim nga kjo marrëveshje”.

Sipas tij, mbi 63 për qind vlerësojnë se arritje e kësaj marrëveshje do ndikonte edhe në rritjen e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

“Në përgjithësi për 41 për qind e ndërmarrjeve të Kosovës konsiderojnë se në rastin e arritjes së marrëveshjes së Kosovës me Serbinë diku 41.6 për qind do rriten eksportet, ndërsa 33.33 për qind përgjigjen me ndoshta. Gjithashtu, 66.67 përqind e bizneseve konsiderojnë se ulen kostot e transportit që janë të njohura apo pengesat që i ka bërë Serbia për transitin. 64 për qind mendojnë se do rriten investimet e huaja në këtë rast të arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu, 90.91 për qind vlerësojnë se do kemi një fokus më të madh të qeverisë në zhvillim ekonomik”, theksoi Rukiqi.

Në bazë të këtij hulumtimi ku të synuara kanë qenë ndërmarrjet vendore, del se 75 për qind e bizneseve mendojnë se Serbia ka pasur ndikim negativ në zhvillimin bizneseve kosovare.

Dhe si barriera kryesore, ata i kanë renditur humbjen e tregjeve, konkurrenca e padrejtë, dëmtimi i imazhit të Kosovës.

“Sa ka ndikuar Serbia negativisht në zhvillimin e bizneseve kosovare 75 për qind e bizneseve konsiderojnë se ka pasur ndikim negativ është një shumicë dërrmuese që besojnë që në komplet këtë periudhën kur Kosova ka pasur mundësi për një zhvillim shumë më të shpejt ekonomik Serbia ka pasur ndikim negativ dhe arsyet kryesore që i theksojnë bizneset janë kufizimi i eksportit si rezultat i barrierave, humbja e tregjeve, konkurrenca e padrejtë, dëmtimi i imazhit të prodhuesit kosovar nga vetë dëmtimi i imazhit të vendit. Mbi 66.77 për qind konsiderojnë se ka ndikuar në kufizim të eksportit, mbi 66 për qind konsiderojnë se ka ndikuar në konkurrencë të padrejtë, 33 për qind konsiderojnë që ka ndikuar në humbje të tregjeve, 44 për qind konsiderojnë se ka ndikuar në dëmtim të imazhit”, u shpreh ai.

Të ngjashme