Anulohet tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Me vendim të sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Izedin Bytyqi, është anuluar tenderi për ndërtimin e autostradës së Anamoravës.

“Nga shkresat e lëndës vërehet se Deklarata e Disponueshmerisë së mjeteve e nënshkruar nga Zyrtari Kryesor Financiar nuk ka mbulesë buxhetore, sepse me këtë projekt nuk ka pasur mbulesë buxhetore në datën e nënshkrimit për vitin buxhetor 2019, në ndërkohë që buxheti i vitit 2020, ende nuk është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës dhe më shumë është bazuar në kërkesën buxhetore e cila nuk krijon siguri se do të aprovohet nga Ministria e Financave, Qeveria dhe në fund Kuvendi i Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën zyrtare të Ministrisë.

Të ngjashme