ASK publikon Statistikat e Tregtisë me Pakicë për tremujorin e parë 2020

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e parë (TM1 2020).

Përmes këtij publikimi janë prezantuar të dhëna për qarkullimin dhe numrin e të punësuarve.

Në tremujorin e parë (TM1) të vitit 2020, krahasuar me TM4 2019 ka shënuar rritje: Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane jo të specializuara (17.5%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (5.2%); dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (1.8%).

Derisa, gjatë këtij tremujori rënie kanë shënuar: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-13.3%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (-11.9%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (-8.8%);

Tregtia me pakicë në dyqane të specializuara (-8.1%); si dhe Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (-7.3%).

Për më shumë informata, lidhur me Statistikat e Tregtisë me Pakicë, për TM1 2020, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/statistikat-afatshkurtra

Të ngjashme