ASK publikon statitikat e tregtisë me pakicë, rritje e produkteve ushqimore e karburanteve

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 15:32 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e dytë (TM2) 2018.

Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e parë (TM1) 2018, ka pasur rritje: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara për 11.9%; Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara për 10.5%; Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara për 9.8%; Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara për 9.0%; Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara për 8.2%; Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit në dyqane të specializuara për 3.5%; si dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje për 3.2%.

Ndërkaq, gjatë këtij tremujori rënie ka shënuar vetëm Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit në dyqane të specializuara (-11.4%).

Krahasuar tremujorin e dytë (TM2) 2018, me tremujorin e dytë (TM2) 2017, rritje kanë shënuar: Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit në dyqane të specializuara (40.5%); Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (33.7%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (29.6%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (22.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (18.3%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (16.4%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (11.7%); si dhe Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (7.9%).

Të ngjashme