Austria ndihmon Kosovën në fushën e digjitalizimit

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 12:03 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

D4D ka ndarë grante për tetë organizata lokale, në kuadër të projektit “Rritja e qasjes së grave në punësim” dhe janë certifikuar 28 konsulentët digjital, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast u tha se mënyra më e shpejt për transformim,  është inovacioni dhe e ekonomia digjitale, por kjo në të njëjtën kohë është sfidë dhe shans për ekonominë e Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e digjitalizimit, Arsim Haziri  zëvendësshef  Zyrës për Austriake Bashkëpunimi për Zhvillim (ADC), deklaroi se Austria do të mundësoj që digjitalizimi të fokusohet në Kosovë. Sipas tij, kjo do të ndihmojë në zhvillimin e edukimit, ekonomisë e veçanërisht zhvillimin në sektorin privat.

Haziri potencoi se Austria ka ecur përpara andaj përvojën e saj do ta sjellë në Kosovë.

“Ka vazhduar bashkëpunimi mes dy vendeve tash e 20 vite. Për rëndësinë e Kosovës do të kontribojmë në politikën e jashtme të Austrisë. Digjitalizimi është një ndër prioritet që ndikon në gjitha dimensionet e jetës. Nëse shfrytëzohet si duhet do të kemi produktivitetin dhe rritjen e punësimit. Qeveria e Austrisë ka përkrahur zhvillimin e sektorit privat.

Sipas tij, përmes këtij projekti do të bëhet studimi i fizibilitetit se si Kosova të ecën përpara .

“Projekti ynë do të punojë në rritjen e partneritetit në fushën e digjitalizimit. Austria ka ecur përpara andaj përvojat do t’i sjellim në Kosovë. Përmes këtij projekti do të bëjmë studimin e fizibilitetit se si Kosova duhet të zhvillohet në këtë drejtim”, ka thënë ai.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, deklaroi se po përballen me sfida për shkak keq menaxhimit 20 vjeçar e aferave korruptive.

Hajdari theksoi se kjo ka ndikuar në ngecjen ekonomike, ngecjen në punësim e rritjen e varfërisë.

Mes tjerash, Hajdari premtoi mbështetje të projektit, pasi siç tha ajo digjitalizimi do i hap kufijtë për rininë e vendit.

“Zhvillimi ekonomik duhet të fokusohet në sektorin e parë. Me ndryshimet e bërë së fundmi ne kemi marrë përgjegjësi në fushën e punës. Po veprojmë në rrethana sfiduese. Duhet të kthejmë ekonominë në binar për shkak të keqmenaxhimit dhe aferave korruptive. Ne kemi ngecje në sektorin privat e varfëri për këtë arsye.  “Digjitalizimi është sfidë por edhe shansë për ekonominë tonë. Nuk pyet për kufijtë fizik por mundëson për rininë tonë ku një pjesë e tyre ende është e papunë. Ne do të mbështesim këtë projekt”, u shpreh Hajdari.

Drejtori i Programit ACCESS/Kryeshef Ekzekutiv i ECIKS, Kujtim Dobruna, potencoi se Kosova e ka aftësi të bëhet pjesë e digjitalizimit, në këtë mënyrë do të ndalojë ikjen e të rinjve.

“Sot vendoset se cila shoqëri do të dominojë tregjet për dekadat në vijim. Ne duhet të kuptojmë se mënyra më e shpejt për transformimin,  është inovacioni e ekonomia digjitale. Kosova ka aftësi të bëhet pjesë e këtyre e të ndalojë  ikjen e rinisë. Kemi gjetur mbështetje nga Austria, kemi dizajnuar këtë projekt. Synojmë të japim mbështetje të re për fushën e digjitalizimit”, u shpreh Dobruna.

Të ngjashme