Beqaj në Gjilan: Inovacionin e ndërmarrësinë ta kthejmë në shërbim të zhvillimit ekonomik

Gjilan | 27 Shk 2018 | 10:47 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë në konferencën rajonale të teknologjisë informative në Gjilan.

Beqar tha me këtë rast se zhvillimet teknologjike duhet të vihet në shërbim të zhvillimit ekonomik në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ai madje tha se krijimi i ministrisë që ai drejton është bërë me qëllimin që të ndryshohet ajo se çfarë është duke u bërë për zhvillimin ekonomik.

Sipas Beqajt, sukseset e të rinjve kosovarë në aspektin e teknologjisë kanë bërë që të krijohen mundësi për një orientim tjetër të zhvillimit të vendit.

“Ne si shoqëri jemi në procese të rëndësishme drejt riorientimit tonë ekonomik që kërkon që të hiqemi ngadalë prej formave tradicionale për zhvillim ekonomik e për të shkuar drejtë zhvillimeve moderne. Ne si ministri e Inovacionit kemi një synim që të zhvillojmë ndërmarrësinë përmes teknologjisë informative”.

“Synimi ynë është që teknologjinë informative ta vëmë në shërbim të zhvillimit ekonomik. Sfida kryesore do të jetë ndryshimi i paradigmës së zhvillimit ekonomik dhe ajo është që institucionet të zhvillojnë në aspekte legjislative masave fiskale.  Në vendin tonë kemi zhvillime që po na mundësojnë që ngadalë ta orientojmë rininë”.

Ndërsa Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri duke kërkuar ndihmë nga ministri Beqaj për përkrahje të inovacionit, përmendi zhvillimet që janë bërë në aspektin e teknologjisë në këtë komunë.

“Ne si komunë e Gjigantit në këto tri vitet e fundit kemi aplikuar shërbimet online. Ne ndajmë dhe marrim përvoja edhe nga ju edhe nga pjesëmarrës të kësaj konference. E veçanta e kësaj është bashkëpunimi me universitetin ‘Kadri Zeka’ dhe me studentë të IT”.

Ndërsa Safet Hoxha, kryetar i Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) para të pranishmëve prezantoi të arriturat,  duke thënë se është një platformë e gjerë dhe e cila gjatë viteve ka ndryshuar vazhdimisht.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme