“Coca-Cola përkrah rininë”, edhe 150 të rinj aftësohen për punë

Prishtinë | 20 Nën 2018 | 17:08 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Coca-Cola HBC Kosova ka certifikuar 150 të rinj të cilët kanë ndjekur trajnimin “Coca-Cola përkrah rininë” gjatë muajve tetor-nëntor 2018. Për pesë javën, të rinj e moshave të ndryshme kanë pasur rastin që të zhvillojnë aftësitë e tyre për jetë dhe punë dhe të shkëmbejnë përvojat me pjesëmarrësit e tjerë dhe trajnerët.

Me rastin e përfundimit të fazës së dytë të programit “Coca-Cola përkrah rininë”, sonte është mbajtur eventi i rrjetëzimit.

Neritan Tira, drejtor i Coca-Cola HBC Kosova, ka thënë se vitin e ardhshëm do ta trefishojnë numrin e pjesëmarrësve në trajnim.

“Brezat e rinj janë e ardhmja jonë dhe minimalja jonë është të fokusohemi në mbarëvajtjen e saj. Kemi mbi 300 të rinj që kanë qenë pjesëmarrës të programit tonë dhe vitin tjetër shohim ta tresfishojmë këtë numër”, tha Tira, raporton Ekonomia Online.

Zv ministri i Arsimit, Heset Sahiti, ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, e përkrah fuqishëm këtë iniciativë të Coca-Cola-s në Kosovë.

Ai ka thënë se Kosova përballet ende me shkallë të lartë të papunësisë, teksa ka treguar qëllimin e MAShT-së për të përmirësuar këtë gjendje.

“Kosova ende vazhdon të përballet me shkallë të lartë të papunësisë edhe pse e ka një rini me përgatitje akademike. Kjo për shkak të situatës politike e sociale. Roli i MAShT-së në kontributin në zhvillimin social të vendit, konsiderohet vendimtar, ndërsa vizioni i qeverisë është për një sistem arsimor gjithëpërfshirës. Fokusi është në përmirësimin e programeve shkollore ndaj nevojave të punës”, u shpreh Sahiti.

“Coca Cola për herë të parë ka realizuar një program të këtillë për rininë. Qëllimi është përgatitja e të rinjve për tregun e punës”.

Zv.ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Vesel Makolli, tha se kjo ministri ka mbështetur dhe do të mbështesë programe të tilla për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës.

“Programi ‘Coca Cola përkrah rininë’ është program i qëlluar që u është dhënë mundësia të përmirësojnë aftësitë e punës për të ardhmen”, theksoi ai.

“Njeriu është produkt i punës dhe kulturës, pa punë edhe talentet e mëdha shuhen. Me punë dhe harmoni rriten shtetet e vogla, ndërsa pa punë shkatërrohen”, deklaroi zv.ministri Makolli.

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se papunësia është ndër problemet më kryesore në vend. Ai deklaroi se projekte të tilla për përgatitje për tregun e punës ndihmojnë të rinjtë të angazhohen në vende pune.

“Ky aktivitet vjen edhe pas një momenti të rëndësishëm që është Java e Ndërmarrësisë, me aktivitete të ndryshme. Kosova ka shpresë dhe rinia i nevojitet këtij vendi. Prandaj aktivitete të tilla duhet të jenë të përhapura edhe në kompani të tjera”, tha Zeka, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme