Dogana ka grumbulluar 422 milionë € të hyra, u importuan mbi 240 milionë litra naftë e benzinë

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 08:04 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këtë vit Dogana e Kosovës ka grumbulluar 422 milionë euro, 14% më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2021.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës Adriatik Stavileci, ka konfirmuar për Ekonomia Online se vitin e kaluar kishin grumbulluar 370 milionë euro, duke shtuar se ky vit pritet që të jetë rekord në mbledhjen e të hyrave.

Tutje, Stavileci tha se Kosova ka shënuar rritje të eksportit të mallrave për 40 për qind, në dy muajt e parë të 2022-tës, siç janë produktet e plastikës, mobilet, pijet e gazuara, alkoolike dhe joalkoolike.

“Të hyrat në këtë periudhë kanë performuar shumë mirë dhe nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ne kemi pasur rreth 370 milionë të grumbulluara. Derisa tani kemi 422 milionë. Pra ka një rritje prej 52 milionëve dhe nëse e kthejmë në përqindje kemi grumbulluar të hyra më shumë për 14% në krahasim me vitin e kaluar. Duke marrë parasysh ka qenë një prej viteve ku dogana ka arritur të hyrat më të mëdha që nga themelimi i saj në bazë të trendit aktual edhe ky vit pritet që të jetë rekord në mbledhjen  e të hyrave”.

“Sa i përket eksportit kemi parë një rritje dhe është manifestuar në disa kategori. Vitin e kaluar e kemi pasur eksportin më të madh. Vitin e kaluar kemi pasur 199 milionë euro mallrat ë eksportuara tani për momentin kemi rreth 281 milionë apo 82 milionë më shumë se vitin e kaluar që nëse përkthehet në përqindje jemi rreth 40%. Kategoritë që eksportohen janë produktet e plastikës, mobilet, rritje edhe tek pijet e gazuara, alkoolike dhe joalkoolike. Produktet që eksportohen nga Kosova përfundojnë direkt te konsumatori”.

Mes tjerash, ai shtoi se Kosova ka importuar 20 milionë litra benzinë dhe 204 milionë litra naftë, raporton EO.

“Gjatë kësaj periudhe importet në aspektin e vlerave dominojnë importet e produkteve të cilat kanë vlera të mëdha. Kosova është vend importues mjaft i madh i çdo lloj malli i cili vjen në import. Dominojnë derivateve e naftës për nga vlera poashtu dominojnë edhe automjetet për shkak se ka vlerë mjaft të madhe në aspektin e importit. Mund t’iu them që të gjitha produktet që janë importuar janë në bazë të trendit të njëjtë. Ka një tendencë të ngritjes së çmimeve”.

“Dy derivatet kryesore që importohen në Kosovë si nafta poashtu edhe benzina kanë mbetur në trendin e njëjtë të importit. Nëse vitin e kaluar kemi pasur rreth 200 milionë litra të importuara të naftës dhe 23 milionë litra të importuara të benzinës përderisa këtë vit kemi 20 milionë litra benzinë dhe naftë 204 milionë. Pra pak a shumë trendi i konsumit ka mbetur i njëjtë, por ka lëvizur vetëm rritja e vlerave në bursa”, tha Stavileci.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme