Dy ditë nga përfundimi i afatit, mbi 1400 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë | 29 Mar 2022 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kanë mbetur edhe dy ditë nga përfundimi i përmbushjes së obligimeve ligjore për deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë, kërkesës, obligimit ligjor nuk i janë përgjigjur edhe rreth 1426 (29.93 %) zyrtarë publik.

Secilit zyrtar të lartë publik i kërkohet deklarimi i saktë dhe brenda afatit ligjor i pasurisë , i të ardhurave, i dhuratave dhe çfarëdo dobie tjetër materiale ose i detyrimeve financiare të realizuara brenda apo jashtë vendi.

Agjencia kundër Korrupsionit ka alokuar të gjitha burimet e nevojshme njerëzore dhe materiale për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Agjencia kundër Korrupsionit edhe një herë ri-kujton zyrtarët e lartë publik, që tashmë nuk e kanë kryer obligimin e tyre ligjor, që deklarimin e pasurisë ta bëjnë saktë dhe me kohë, në të kundërtën AKK detyrohet të veprojë në pajtim me nenin 430 të Kodit Penal të Kosovës.

Të ngjashme