Ekspertët skeptikë së Fondi Sovran mund të krijohet deri në fund të vitit, duhet stabilitet politik

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 07:36 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Krijimi i Fondit Sovran, Bankës Zhvillimore të Kosovës, punësimi deri në një vit të plotë për të gjithë të rinjtë të moshës 16-18 vjeç, janë vetëm disa nga prioritetet në aspektin ekonomik të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), parti kjo e cila më 22 mars, mori besimin e Kuvendit për të udhëhequr me Qeverinë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë Krijimi i Fondit Sovran vështirë se mund të realizohet deri në fund të vitit, pasi që sipas tyre krahas pandemisë vendi po ballafaqohet edhe me shumë probleme të tjera.

Stabiliteti politik në vend, rishikimi i Ligjit për Banka dhe krijimi i Fondeve Investive janë vetëm disa nga punët që duhej ti bëjë qeveria për të arritur deri të krijimi i Fondit Sovran.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, nuk beson që deri në fund të vitit të krijohet Fondi Sovran, por megjithatë ai thotë se duhet pasur durim pasi që vendi po përballet me probleme të shumta.

“Nuk e besoj që deri në fund të vitit do të realizohet një fond i tillë apo një premtim, por duhet durim sepse ka shumë probleme të grumbulluara dhe është e pa mundur për gjashtë muaj të zgjidhen këto probleme, por qeveria e ka shumicën dhe në këtë drejtim këtë qeveri mund ta rrëzojë vetë qeveria”.

Për krijimin e një fondi të tillë, Gërxhaliu thekson nevojën se duhet të ketë stabilitet politik, pasi që pa të sipas tij fondi nuk do ta kishte efektin e vetë, pastaj i nevojshëm rishikimi i Ligjit për Banka dhe krijimi i Fondeve Investive.

“I kemi vetëm 20 ditë nga themelimi i qeverisë dhe problemet nga e kaluara janë aq të mëdha saqë jo vetëm 20 ditë por edhe 200 ditë nuk do të mjaftojnë, dhe në këtë drejtim është koha që të kemi durim në këtë drejtim. Është e vërtet që në kampanjën zgjedhore ka qenë një ndër pikat të cilën VV-ja e ka promovuar por për hir të qytetarëve duhet të thuhet që në Kosovë nuk mungon paraja, dhe nëse i analizoni raportet e Bankës Qendrore për momentin depozitat e qytetarëve dhe bizneseve  janë më tepër se 4 miliardë, dhe vetëm në diasporë ki vetëm 6 miliardë depozita po e shihni se duhet një qasje më ndryshe për ti absorbuar këto mjete, dhe e para që duhet të bëjë qeveria është që të ketë stabilitet politik dhe pa stabilitet ekonomik asnjë fond nuk do ta ketë efektin e vet dhe duhet të rishikohet ligji për bankën dhe e treta duhet ta kemi një ligj për krijimin e fondeve investive, mirëpo mundësi ka para ka vetëm duhet vullnet politik”.

Sipas Gërxhaliut, Kosova ka shumë projekte të rëndësisë së madhe, mirëpo ai thotë se gjithmonë duhet të ndiqet rruga ligjore në mbështetje të sektorit privat.

“Kosova ka prioritet disa projekte të rëndësisë së madhe, dhe në këtë drejtim përmes një fondi të tillë do të kishte me pas hapësirë, por duhet gjithmonë të analizohet rruga ligjore se cilët duhet të jenë ligjet përcjellëse dhe çka duhet të bëhet që ky fond të jetë në mbështetje të sektorit privat dhe bazuar në transparencë”.

Edhe drejtori ekzekutiv në Këshillin e Investitorëve Evropianë në Kosovë, Emrush Ujkani në një intervistë për Ekonomia Online mendon njëjtë, duke shtuar se për një fond të tillë duhet stabilitet ekonomik dhe një qasje gjithëpërfshirëse.

“Lëvizja Vetëvendosje tash e ka në dorë pushtetin dhe natyrisht që e ka mundësi për të shtyrë përpara jo vetëm kështu çështje por çdo çështje tjetër, unë uroj që do gjë që merret të jetë në interesat e qytetarëve të vendit tonë dhe nuk dua të dyshojë se edhe qeveria aktuale se çdo gjë që merret në mënyrë të sinkronizume. Çështja e fondit sovran dhe shumë specifikave që bart me vete duhet ta shikojmë se cili do të jetë epilogu në ditët dhe muajt e ardhshëm që do të vinë, mundësitë i kanë në çfarëdo lloj aspekti, por nuk është çështja vetëm te numrat por duhet të ketë një qasje me gjithëpërfshirëse”.

Ne fazën në të cilën është vendi, Ujkani thotë se nuk mund të flitet se a do të krijohet deri në fund të vitit, mirëpo ai thekson se institucionet e vendit duhet ta kenë prioritet luftën kundër Covid-19.

“Synimi është që të ketë rritje ekonomike, por a do të ketë apo në fazën në të cilën ndodhemi dhe jemi nuk mund të flasë dhe a do të krijohet deri në fund të viti mendoj që Qeveria ka shumta detyra para kësaj dhe uroj që luftimi i Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike të jenë prioritet, sundimi i ligjit dhe në kuadër të zhvillimeve të reja unë pres që të shtyhen përpara ato çka janë politika dhe synimet për zhvillimin ekonomik”.

Fondi Sovran, sipas këtij plan-programi, do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së tyre.

Agjencinë Kosovare të Privatizimit, LVV-ja e Albin Kurtit, ka paraparë ta shuajë dhe asetet e saj të kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.

Lexo më shumë:

Të ngjashme