1.6 milionë euro për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin–Damjan

Gjakovë | 06 Pri 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka marrë pjesë në inaugurimin e e fillimit të punimeve për rikonstruktimin e rrugës Bishtazhin – Damjan.

Ky segment ka gjatësi 12.6 kilometra, kurse vlera e saj është rreth 1.6 milionë euro.

Banorëve të kësaj zone, ministri Lekaj u kumtoi lajmin se nga qershori do të vazhdohet edhe segmenti nga Damjani deri në Gjonaj duke krijuar lidhje infrastrukturore me standarde të larta    për 17 fshatra dhe dy regjione.

Ai shtoi se është ndjenjë e jashtëzakonshme kur gjendesh afër qytetarëve duke i realizuar kërkesat e tyre në të gjitha regjionet e Kosovës pa dallim, sepse të gjithë janë të barabartë për Qeverinë Haradinaj.

“Nuk ka diçka më mirë kur ne jemi afër qytetarëve dhe afër kërkesave të tyre dhe po i realizojmë ashtu siç kemi premtuar. Unë për këtë rrugë duke falënderuar kryeministrin, Ramush Haradinaj, ia kemi dalë që të investojmë 1.6 milionë euro. Kjo rrugë lidhë 17 fshatra dhe dy regjione. Nuk do të lejojmë që dikush të injorohet, jam i vendosur që në gjithë Kosovën të investojmë në rrugë dhe të jemi afër qytetarëve. Infrastruktura do të ketë ndikim në zhvillim ekonomik”, tha Lekaj, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Gjakovës falënderoi ministrin Lekaj për këtë rrugë dhe shumë projekte tjra që po realizohen në Gjakovë.

“Kjo rrugë do t’i zgjidhë problemet për të gjithë banorët e kësaj ane. Në Gjakovë, por edhe në vende tjera jemi me fat që kemi një Qeveri e cila po punon për ne , jemi duke punuar në rrugë për Prishtinë, në rrugë për Prizren, do të nisim edhe rrugë të tjera, por kjo është një rrugë e rëndësisë së jashtëzakonshme sepse e lidh një numër të madh të banorëve me qendrën, me Gjakovën”, tha Gjini.

Të ngjashme