Frutex rrit exportin për 20% gjatë pandemisë

Prishtinë | 08 Gus 2020 | 15:53 | Nga Ekonomia Online

Kriza ekonomike e shkaktuar nga pandemia me virusin COVID-19, ka ndikuar në rënien e shitjeve në tregun e Kosovës edhe me produktet e prodhuara në Frutex , por kjo rënie në tregun vendor është kompensuar nga rritja e eksportit.

Ne periudhën Janar- Korrik të këtij viti, Frutex ka pasur një rritje prej 20 për qind në eksport.

Rritja më e madhe ishte në tregun e Gjermanisë, Zvicrës, Belgjikës, Jordanisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë Frutex edhe në muajt në vazhdim presim të ketë rritje të eksportit.

Vlen te theksohet se kompania Frutex eksporton produktin Golden Eagle dhe Relax, ne afër 30 vende te botes me shtrirje ne 4 kontinente te globit.

Frutex vazhdon te punoj me kapacitete te plota ne rritjen e eksportit nga dita ne dite.

Të ngjashme