Gërxhaliu: Agjenda politike ka ulur pritshmërinë e bizneseve për zhvillim

Prishtinë | 08 Nën 2017 | 13:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike e Kosovës prezantoi rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”. Ky studim ka për qëllim identifikimin dhe artikulimin e pengesave e të bërit biznes për komunitetet e bizneseve në Kosovë dhe parashikimin e trendeve të ekonomisë së vendit në periudhë tremujore dhe periudhë ciklike gjashtë mujore.

Kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se viti 2017 mund të konsiderohet si një vit i agjendës politike dhe se ka qenë e vështirë të gjendet hapësirë për procese ekonomike dhe mbështetje të këtyre proceseve, raporton Ekonomia Online.

Por ai ka pranuar se ka pasur hapa pozitiv duke u mbështetur në raportin e fundit të Bankës Botërore. Sipas Gërxhaliut sektori privat është gjenerator i stabilitetit politik e social.

“Viti 2017 ka qenë një vit i zgjedhjeve në nivel qendror dhe lokal, dhe prej kësaj ju shtohet fakti që jemi në pritje të rezultateve pas balotazhit. Viti 2017 si një vit i agjendës politike ku me muaj të tërë agjenda politike është prioriteteve dhe është e vështirë të gjendet hapësirë për procese ekonomike dhe mbështetje të këtyre proceseve”.

“Janë bë hapa pozitivë raporti i fundit i BB një raport që është meritë e një dialogu  të partneritetit publiko privat, ku sektori privat  është  gjenerator i stabilitetit social në Kosovë, gjenerator i stabilitetit politik një gjenerator që ndikon në ndryshimin e përcepsionit të krijuar për Kosovën për ndryshimin e Kosovës”.

Gërxhaliu duke prezantuar raportin tha se kanë analizuar sektorin e prodhimit, tregu me  shumicë e pakicë, ndërtimtaria dhe ai i shërbimeve profesionale, ku janë marrë 503 ndërrmarje për analizë.

Sipas tij, ajo çka e karakterizon këtë tremujor është gjendja e biznesit që paraqitet me trendë rënie, krahasuar me tremujorët e kaluar.

“Pritjet nga tremujori në tremujor janë të ndryshme, ajo çka e karakterizon këtë tremujor është gjendja e biznesit që paraqitet me trend rënie, për herë të parë kemi trend rënës, krahasuar me tremujorët e kaluar”.

“Tremujori i tretë i vitit 2017 me një situatë biznesore stabile, por janë me trende negative pritjet për punësim më të lartë që në Prishtinë 68%  e bizneseve presin me qenë i njëjtë numri i punëtorëve, në ndërtimtari. Jemi në tre mujorin e vitit 2017 është një aktizivim i fuqisë blerëse nga sektori i prodhimit ku vijnë indikacione që do të ketë shtim dhe rritje të vendëse të punës”.

Ai më tej ka shtuar se është e nevojshme është që këto rekomandime të analizohen nga institucione  për përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, që të kemi mundësi të krijohen vende të reja të punës.

“Presim mbështetje institucionale për sektorin prodhues ka efektet e veta përveç mbështetjes dhe stimulimit kemi masa mbrojtëse që të mbrohet sektori prodhues nga një agresivitet dhe informalitet, pritjet në të ardhmen për të gjitha sektorët janë të vogla, përveç sektorit të  tregtisë me pakicë nga i cili ka një zhvillim dhe përparim të hovshëm”.

“Për këto rekomandime synojmë  që të bëhen  analiza dhe kontakte të bëra në mënyrë të drejtpërdrejt me prodhues dhe biznese. E nevojshme është që këto rekomandime të analizohen nga institucione  për përmirësimin e sektorit biznesor, që të kemi mundësi të krijojmë vende të reja punë dhe përmirësojmë ambientin biznesor në Kosovë”.

Olivera Ceni nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se për këta sektorë anketohen të njëjtat kompani që nga viti 2013 për ti parë trendet e lëvizjes së kompanive në biznes. Ajo theksoi se sektori i prodhimit ka pritshmëri më të lartë në gjendjen e mirë të biznesit.

“Ky është tremujroi i 19-të, që nga viti 2014 që publikon indikatorin e të bërit biznes në Kosovë. 503 kompani janë marrë për hulumtim, për sektorët: tregtia ( shumicë dhe pakicë), sektori i prodhimit, ndërtimit dhe ai i shërbimeve. Të nëjtat kompani anketohen prej 2013 që më i pa trendet e lëvizjës së këtyre kompanive“, tha Ceni.

Ajo shtoi se gjendja e biznesit në Kosovë ka shënuar rënie në këtë mujor për 11 për qind.

“Gjendja aktuale e biznesit konsiderohet të jetë në rënie prej tremujorit të kaluar për 11. pqr qind. Sektori i prodhimit ka pritshmëri më të larta, në nivel 33,33%, vlerësohen me një gjendje të mirë biznesi, ku 17% e vlerëson Mitrovica me gjendje biznesi të mirë, dhe 13,7 % Gjilani. Rajoni i Prizrenit 23% e vlerëson të mirë gjendjen dhe pritshmërinë e gjendjes së biznesit ndërsa Prishtina 13% e vlerëson gjendjen e mirë të biznesit“.

Të ngjashme