Gërxhaliu: Politikëbërësit s’po e kuptojnë krizën, më shumë po flitet për mbyllje se për ndihmë

Prishtinë | 30 Nën 2020 | 14:01 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kosovë kriza ekonomike s’po kuptohet, dhe nëse s’kuptohet atëherë s’mund të ketë strategji për dalje nga kjo krizë. Kështu vlerëson ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, për Ekonomia Online.

Sipas tij, në Kosovë më shumë flitet për mbyllje se për ndihmë bizneseve. Gërxhaliu ka thënë se mbyllja nuk është zgjidhje, pasi do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë.

“Politikëbërësit në Kosovë, s’po e kuptojnë krizën dhe nëse s’kuptohet kriza atëherë s’mund të ketë strategji dalë nga kriza. Është paradoksale se në Kosovë më shumë flitet për mbyllje se sa për mbështetje dhe është koha që duhet kuptuar realiteti që është në Kosovë, ku që nga pakoja për çështje emergjente e marsit për vitin 2020 nuk ka ndodhur asgjë pozitive në mbështet të qytetarëve apo biznesit dhe nuk është zgjidhje mbyllja”, ka thënë ai.

Gërxhaliu  ka thënë se Kosova ka dështuar të miratojë pako për ndihmë qytetarëve dhe bizneseve, ndërsa që shtetet e rajonit  tashmë kanë marr disa vendime për t’i ndihmuar qytetarët dhe bizneset.

“Është shqetësues kur e analizon rajonin dhe masat që kanë marr qeveritë e këtyre vendeve dhe më gjerë, të cilat janë vërtetë inkurajuese dhe motivuese. Ndërsa, Kosova në tërë këta muajt e pandemisë, e tëra çfarë ka bërë janë 206 milionë euro, e para si pako emergjente dhe e dyta si një mini mbështetje për disa biznese, dhe në këtë drejtim s’duhet të na habisë fakti që bizneset të mbyllen dhe të ketë humbje të vendeve të punës. Rreziku më i madh do t’i kanoset Kosovës nga rritja e kredive të këqija”, tha Gerxhaliu.

Ai ka folur edhe për buxhetin për vitin 2021, ku ka thënë se ky buxhet nuk është zhvillimor, por më shumë social.

Të ngjashme