Gërxhaliu: Të thuhet e vërteta për sulmin ndaj drejtorit Mustafa

Prishtinë | 19 Jan 2018 | 12:40 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu është takuar me drejtorin e Valës, Agron Mustafa.

Gërxhaliu tha se është këtu për t’i dhënë mbështetje Mustafës, për rastin e sulmit ndaj tij dhe për të dërguar një mesazh tek institucionet se rasti duhet të merr epilog. Ai duke folur për gjendjen në Telekom ka thënë se duhet rritur investime.

“Nëse duam të zëmë hapin e avancimeve duhet të rrisim financimin, Telekomi nuk e meriton të mbetet peng dhe mos të ketë liri në vendimmarrje, promotor i vlerave dhe OEK është me Telekomin dua të besoj që bashkarishtë mund të ndryshojmë konstruksionin, duhet më tepër mbështetje nëse mendojmë që të kemi beneficione, investojmë sot që ta kemi më të lehtë”, tha Gërxhaliu.

“Si odë kemi dhënë mendimin tonë që Kosovën për hir të ndodhive e vë në tapet të zi, drejtësia duhet të thotë të vërtetën, duhet bashkërisht ta gjejmë një energji të mbështet institucionin dhe t’i minimizojmë pasojat e një akti të tillë”.

Drejtori Mustafa tha se operatorët ilegalë  marrin informata për qasjen e tyre në treg ata po depërtojnë më shpejtë se ne, andaj thotë se do të bëjnë të mundur që të eliminojnë ata nga tregu.

“ Vendi jonë besoj që jemi në vështirësi të mëdha dhe probleme serioze si problem i perceptimeve dhe paragjykimeve qe bëhen në drejtim të institucioneve vendore dhe çka do që është me idenë qe prodhohet në vend”.

Të ngjashme