Hajdari thotë se po përgatiten për reciprocitet, opozita kërkon masa të menjëhershme

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 11:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në bashkëpunim me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësidhe Tregti, kanë organizuar diskutimin publik me temën “Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Serbisë”, raporton Ekonomia Online.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari tha se Kosova ende vazhdon që të trajtohet e pabarabartë karshi Serbisë.

 Sipas saj, është e papranueshme që ende vendi në CEFTA prezantohet përmes UNMIK-ut, duke shtuar se për këtë çështje dhe i janë drejtuar me një kërkesë këtij institucioni.

Kur foli për reciprocitetin tregtar me Serbinë, ajo tha se duhet ende punë që t’i përgatisin institucionet nëse duan që ta aplikojnë një masë të tillë.

Hajdari pohon se reciprocitet duhet të ketë edhe në politikë jo veç në çështje tregtare, duke shtuar se me çdo instrument do të  mbrohen prodhuesit vendës.

“Kosova duhet të luajë rol konstruktiv në dialogun bilateral. Kosova nuk është e përfaqësuar ashtu siç duhet. Pse Kosova nuk ka kërkuar largimin e UNMIK përmes CEFTA-s. Kosova prezantohet përmes UNMIK-ut. Ne ende jemi në pritje të CEFTA-s që do të adresojë letrën tonë. Ne do të vazhdojmë të insistojmë që Kosova të trajtohet barabartë. Dhe kjo letër që kemi drejtuar është dërguar në shtator, e cila ka pasur me reagime nga Serbia”.

“Kosova ka përparësi që do të ketë mundësi të mos pajtohet për vendimet që merren në CEFTA. Nëse Kosova nuk trajtohet barabartë dhe prezantohet përmes UNMIK sa kemi llogari të marrim pjesë në CEFTA. Nëse ndalim produktet e Serbisë ku do të ndalen kamionët. Ne na duhet punë t’i përgatisim institucionet nëse duam aplikim të reciprocitetit”.

“Qeveria është e zotuar që çdo instrument të mbron prodhuesin tonë te marrë me evidencë të plotë. Unë reciprocitetin e shoh përfaqësimin e Kosovës edhe në politikë jo vetëm çështja tregtare”.

Përfaqësuesja e KDI-së, Violeta Haxholli tha se në vazhdimësi kanë ofruar asistencë për Kuvendin për të fuqizuar rolin ndaj dialogut Kosovë-Serbi.

Ndonëse tha se kompanitë kosovare po dëmtohen shumë nga barrierat e shtetit fqinjë, ajo ka kërkuar që temat ekonomike mos të jenë pjesë e përplasjeve politike, raporton EO.

“Çështja e barrierave mes dy vendeve ka qenë gjithmonë temë. Çështja e raporteve Kosovë-Serbi ka qenë ndër temat që spektri politik nuk ka gjetur dakordim. Aktualisht nuk ka reciprocitete dhe  kompanitë hasin sfida. Kosova ka aplikuar masa mbrojtëse ndaj Serbisë në vitin 2011”.

“Në atë kohë ishte arsyeja që Serbia të pranonte vulën doganore. Reciprociteti tregtar është shfuqizuar nga Qeveria Hoti. Tani kemi Qeveri të re e cila ka deklaruar se do të vendos reciprocitet tregtar me Serbinë, por ende nuk ka vendim. Ministrja ka paralajmëruar që do të hetohen produkte që po hyjnë nga Serbia. Ajo çfarë kemi evidentuar është që kjo temë të mos bëhet temë e përplasjeve politike”.

Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, tha se përveç mosnjohjes së dokumenteve të Kosovës, Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta kufitare.

“Prej asaj çka kemi trajtuar pengesat që janë të vendosura është e vështirë të adresohen. Është një qasje e autoriteteve serbe trajtohen si ndalesë. Përveç pengesave në mos njohjen e dokumenteve që Serbia i aplikon për tregtinë në kuadër të marrëveshjes ka qenë e dakorduar të bëhen pikat e përbashkëta me fondet e BE. Në Merdarë vetëm në njërën anë të shiriti janë vendosur autoritet serbe ndërsa në Mutivodë pala serbe ende nuk është vendosur”.

“Kemi pasur vërejte nga kompanitë që ka pasur probleme edhe në pranimin e dokumenteve për regjistrimin e barnave. Kemi probleme edhe me eksportet tona sepse Serbia nuk e njeh Kosovën si territor të ndarë”.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi theksoi se çështja e raporteve tregtare me Serbinë është shumë më specifike sepse shumica e barrierave politikë, duke shtuar se asnjë dokument  nuk njihet nga Serbia e që po paraqet problem për bizneset.

“Ne kemi një problem fondamental sepse është certifikata e origjinës, por asnjë dokument tjetër se njeh. Një shtet që se njeh asnjë dokument nga kalojnë produktet është problem i madh. Kemi bërë presione te CEFTA mirëpo shumë pak ka pasur sukses. Pjesa politike, e barrierave administrative dhe që lidhen me transit. Produktet serbe kanë ardhur për shkak se kanë qenë të suportuara. Barrierat politike kam përmendur dy probleme janë energjia dhe transporti”.

“Për shkak të shumë çështjeve të pazgjidhura produktet tona kanë pasur kosto më të lartë. E njëjta vlen edhe për transportin duke na pamundësuar qasjen në shumë konventa të transportit ndërkombëtare ku nuk jemi për shkak të pengesave të Serbisë. Në shumicën e vendeve pritja e kamionëve është shumë e gjatë sepse jemi shumë të diskriminuar në shumicën e vendeve. Çdo humbje e kohës është edhe financiare. Një prej eksporteve janë metalet e papërpunuara”.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini tha se 4 miliardë euro produkte që vijnë nga Serbia i kanë dëmtuar prodhuesit vendës.

“Eksportet e Kosovës trajtohen në mënyrën më të vrazhdë nga Dogana. Prandaj masat që ministria e Tregtisë i ka marrë ne si Aleancë i mbështesim, por nuk je ka punon aq sa duhet. Sepse misioni i Qeverisë dhe i partisë është shumë më i madh se atë që jeni duke bërë. Pritjet tona janë të mëdha për ekonominë vendore”.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka kërkuar që urgjentisht të vendoset reciprocitet ndaj Serbisë, raporton EO

“Është për ta ardhur keq që nuk kanë memorie institucionale. Ne mund të flasim për pengesa dhe barrierave tona. Vija e Brukselit na ka qitur në një qorr sokak, thuajse jemi fajtor”.

“Na nuk jemi pengesë për Serbinë. Në praktika deri më sot nuk kemi parë vullnet që Serbia të implementojë marrëveshjet që vet i ka nënshkruar. Ne po paguajmë energji në veri. Nëse ai nuk i njeh diplomat mos ia njeh edhe ti. Na edhe sot kemi mungesë të ligjeve. Qeveria Haradinaj ka shkuar sa i përket taksës ka dhënë dorëheqje. Duhet të vëmë në pah reciprocitetin urgjent”.

“Na këtu jemi për t’i shtyrë proceset përpara. Ne si politikë duhet ta ngrisim dialogun që është zgjidhja politike njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” tha Lekaj.

Më pas ministrja Hajdari tha se nuk kisha dashur ta gjejë ministrinë me probleme, duke shtuar se po përgatiten për reciprocitet të plotë, raporton EO.

“Ne jemi duke punuar për zbatimin e reciprocitetit në mënyrë të plotë. Ne kemi adresuar edhe përmes shkresave nuk do të bëjmë asnjë lëvizje derisa nuk adresohet kërkesa e Kosovës. Po presim që ky takim të mbahet në vjeshtë dhe si do të adresohet kërkesa e Kosovës.

Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se barrierat tregtare ndërmjet të dy vendeve janë rritur së fundi edhe më shumë, prandaj edhe një diskutim i tillë do të mund të shërbente në gjetjen e ndonjë zgjidhje.

Sipas tij, vendimi i marrë për targat ëshët skandaloz dhe se kërkesa që të pritet për reciprocitet është e papranueshme.

“Vendim ma skandaloz se veprimi i targave që ka marrë Qeveria nuk ka. Sa i përket pritjeve për reciprocitet edhe kjo është e natyrshme. Tash po thoni pritni pak. Tetë muaj ditë në Qeveri një letër e keni dërguar në CEFTA”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme