Hamza: Buxheti 2018 garanton rritje pagash e 4.6% zhvillim

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 12:22 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka prezantuar para deputetëve draft-buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018.

Sipas tij, buxheti i vitit 2018 garanton rritje pagash në sektorin publik dhe rritje ekonomike stabile e të qëndrueshme. Ai, po ashtu, premtoi politika tatimore dhe lehtësira për prodhuesit vendës.

“Do ketë rritje pagash të sektorit publik, financim për skemat sociale, rritje substanciale për financim të projekteve kapitale në sektorin publik”.

“Në vitin 2018 do të kemi rritje ekonomike 4.6% në terma realë, ndërsa nominal 6%. Në këtë rritje ekonomike nuk merren parasysh edhe investimet e mëdha që pritet të ndodhin siç është rasti me ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’”.

“Te shpenzimet buxhetore do të financohen të gjitha politikat me prioritet të qeverisë. Banka Botërore duket të jetë edhe më optimiste, dhe ka projektuar 4.8 për qind rritje. Kjo rritje pritet të mbështete nga nivel i rritjes së investimeve, konsumit dhe rritja e eksportit”, tha Hamza.

“Në vitin 2018 do të ketë rritje të stabilitetit të çmimit. Edhe remitancat do të jetë faktor i rritjes së kërkesës agregate në vend”, shtoi ministri i Financave.

Të ngjashme