Hamza: Rritja ekonomike mund të arrijë 7%, PDK i ka skenarët

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 23:04 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se në qeverisjen e ardhshme nuk do t’i rrisin tatimet. Hamza i PDK-së ka thë në Klan Kosova se synojnë që të tërheqin investime të huaja dhe ka paralajmëruar rritje deri në 7 për qind.

“Agjencia për investime do të kalojë në zyrë të Kryeministrit që të rriten kompetencat dhe të tërhiqen investitorët. Duhet te eliminohet mundësia e rivlerësimit të mallrave në Doganë sepse ka mundësi që të ketë dukuri tjera abuzive dhe korrupsion”, ka thënë Hamza.

“Duhet të lehtësohet qasja e bizneseve në financa. Do të krijohet fondi i punësimit me 50 milionë euro çdo vjet buxhet”.

Hamza ka thënë se Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme janë ato që mund të ndikojnë më së shumti ën rritje ekonomike

“Në Kosovë rritja ekonomike mund të arrij 7%. I kemi skenarët, bazë dhe alternativ se qysh të arrihet rritja ekonomie deri në 7 % dhe të përkthehet në punësim”.

“Sistemet që do të kontribuojnë në rritjen ekonomie janë Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme. Sektori privat është kontribuuesi më i madh i Bruto Produktit Vendor”.

Të ngjashme