Hoti: Në 2016-ën u punësuan 18 mijë persona

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 10:54 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij për fundvit duke bërë prezantimin e të arriturave të ministrisë që drejton, ka thënë se në vitin 2016 janë shtuar 18 mijë vende pune.

Hoti deklaroi se gjendja është përmirësuar shumë në këto dy vjetet e fundit dhe se është caktuar tashmë një trend i mirë edhe për vitin e ardhshëm.

“Të gjitha statistikat janë se ka një aktivitet të shtuar ekonomik dhe është vendosur një bazament i mirë për të shkuar me tutje në vitin tjetër”, ka thënë Hoti.

Hoti pohoi edhe se rritja ekonomike për këtë vit duhet të jetë diku mbi 4 për qind. Ai përmendi rritjen e të hyrave nga Dogana dhe ATK-ja, ndërkaq rimbursimin e mjeteve nga kuponët fiskal e quajti  vetëdijesim të qytetarëve.

“Dogana e Kosovës gjatë këtij mbledh 1 040 milionë euro, që është 88 mil euro (apo 9.3%) më shumë se vitin paraprak, me gjithë zvogëlimin e të hyrave doganore prej 22.8 milionë euro për shkak të zbatimit të MSA-së. Krahasuar me fillimin e mandatit të Qeverisë, Dogana e Kosovës sot mbledh 171 milionë euro më shumë”, ka theksuar Hoti.

“ATK sivjet realizon të hyra prej 393 mil euro, që është 60.2 milionë (apo 18%) më shumë se në vitin paraprak. Krahasuar me fillimin e mandatit të Qeverisë, ATK mbledh 88 milionë më shumë të hyra”, ka shtuar Hoti.

“Janë pajisur me arka fiskale 2 308 biznese të reja. Progres i mirë është arritur në fiskalizimin e pikave të karburanteve, ku rreth 60% e tyre janë fiskalizuar apo janë në proces të fiskalizimit. Në pajisjen me arka fiskale ka ndikuar shumë projekti i nxitjes së qytetarëve për të mbledhur kopunët fiskal me rastin e blerjes së mallrave. Në tremujorin e tretë, janë dorëzuar 277 mijë pliko me kuponë fiskalë nga qytetarët. Shuma e TVSh-së të rimbursuara nga fillimi i aplikimit të kësaj politike në tremujorin e dytë të vitit 2015 e deri në tremujorin e tretë të vitit 2016 është 13.2 mil euro”.

Efektet e Pakos Fiskale

Disa nga efektet e pakos fiskale që ka hyrë në fuqi në shtator 2015 janë Hoti ka përmendur përfitimin e bizneset në lirime prej 47 milionë euro; Trend pozitiv në qarkullimin e shoqërive tregtare të mëdha, ku numri i tyre është rritur nga 221 në 248.

Rritja e punësimit vetëm në këto kompani ka qenë 11% apo 4 924 punëtorë më shumë (rritja nga 44 101 punëtorë në 49 029 punëtorë).

Përfitimet nga qytetarët për shkak të lirimeve në normën e TVSh-së nga 16% në 8% kanë qenë në vlerë prej 21 milionë euro (6.06 milionë euro për tetor-dhjetor 2015 dhe 14.9 milionë euro për periudhën janar-tetor 2016). ATK ka pranuar mbi 871 mijë pliko të kuponëve fiskalë nga qytetarët nga tetori i vitit të kaluar, dhe ka rimbursuar TVSh në total prej 13.2 mil euro për qytetarë. Ky projekt ka ndikuar shumë në rritjen e vetëdijes së qytetarëve për të blerë vetëm nga kompanitë e fiskalizuara, duke ndikuar kështu në rritjen e ekonomisë formale.

Numri i bizneseve me llogari aktive në TVSh është rritur me 3 mijë gjatë këtij viti, nga 16 mijë sa ka pasur më 2015 në 19 mijë, e çështje tjera.

Ministria e Financave ka hartuar politikat e reja fiskale për përmirësimin e ambientit për biznes, duke përfshirë: Zgjerimin e listës së produkteve që konsiderohen si lëndë e parë për lirim nga tatimi doganor; Heqja e normës së akcizës në mazut; Ndryshim/plotësimi i listës së produkteve që i nënshtrohen normës 0 për qind apo normës së reduktuar 8 për qind të TVSh-së; Udhëzimi Administrativ për Pushimet Tatimore; Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e veçanta të evidentimit, kontrollit dhe shënjimit të miellit i cili vendoset në qarkullim të lirë në tregun e Republikës së Kosovës; Nxjerrja e akteve të nevojshme legjislative për kushtet e caktuara nën të cilat pranohen (njihen) humbjet nga prishja, avullimi apo humbja e peshës së naftës dhe produkteve të saj; Krijimi i kodeve doganore për disa produkte, sipas praktikave të BE-së.

Ai po ashtu tha se është përfunduar 85 për qind e programit legjislativ, duke përmendur Ligji për Pastrimin e Parave, Ligjin për Prokurimin Publik, Ligjin për Faljen e Borxheve Publike, Ligjin për Buxhetin 2017, e ligje tjera.

avdullah-hoti4avdullah-hoti11 avdullah-hoti22avdullah-hoti1

Të ngjashme