Inaugurohen zyrat e reja të BQK-së, investohen gjysmë milion euro

Prishtinë | 02 Kor 2020 | 11:18 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të enjten është bërë inaugurimi i zyrave të reja të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), raporton Ekonomia Online.

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, deklaroi se falë Komunës së Prishtinës BQK po gëzon këtë objekt komunal i cili do të plotësoj nevojat e stafit.

“Sot jam i nderuar që po ingaurojmë objektin shtesë të BQK-s edhe pse me vonesë janë funksionale ëë stafi të ketë kushte tjera të punës falë Komunës së Prishtinës”.

“Sektori financiar është në rritje falë Kuvendit Komunal”, u shpreh Mehmeti derisa njoftoi se stafi do të mund të fillojë punën pas përfundimit të pandemisë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, potencoi se marrja e këtij objekti nga BQK veçse ia ka rritë vlerën.

I pari i Prishtinës theksoi se investimi në këtë objekt kap vlerën e gjysmë milionë euro, raporton EO.

“Jemi kryeqyteti administrativ në mbështetje të institucioneve. BQK është institucione më rëndësi për neve. Ka pasur për nevojë shtesë”.

“Kërkesa ka qenë të shtohet një këtë, por kjo do ta ndryshonte objektin. ne kemi shkuar një zgjidhje tjetër që këtë objekt të komunës të përdoret nga BQK-ja që ia ka rritë vlerën këtij objekti. Është investim gjysmë milionë euro”.

“Mbi 60 staf do të mund të punojë staf këtu” tha Ahmeti derisa shtoi se do të gjej zgjidhje edhe për institucionet tjera”.

Ahmeti njoftoi se kjo pronë do të jetë në shfrytëzim në periudhë afatgjate.

Të ngjashme