Ish-ministri Lluka këshilla për Qeverinë e re: Energjia të jetë fokus, të mbështeten edhe prodhuesit

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 11:46 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në një intervistë për Ekonomia Online tha se energjia duhet të jetë fokus primar i Qeverisë së re.

Krejt kjo ngase sipas tij, shumë probleme sidomos lidhjet dhe stabiliteti ekonomik pa furnizim të rregullt me energji, po u shkaktojnë probleme edhe investitorëve të huaj.

“Edhe për këtë Qeverinë në ardhje nëse energjia nuk është fokus primar atëherë lë shumë probleme sidomos lidhjet ekonomike dhe stabilitetin ekonomik të vendit sepse ne e dimë dhe jemi dëshmitar që pa energji stabile dhe kualitative të tensioneve është problem të kemi një investitor serioz në vend”.

Tutje ai potencoi që fokus i Qeverisë së ardhshme duhet të jetë edhe përkrahja e prodhuesve vendës, ngase siç thotë ai rritja e eksportit ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe punësim.

Madje ai thotë se duhet të punohet ngushtë me diasporën në mënyrë që të nxiten investimet e huaja, raporton EO.

“Këshilla kryesore do të ishte që duhet të bëhen mekanizma që të jenë konkurrues me tregun rajonal sa i përket thithjes së investitorëve të huaj”.

“Përkrahja e prodhuesve vendor duhet të jetë e pakushte sidomos sa i përket kompanive që kanë potencial për eksport, sepse rritja e eksportit duhet të jetë fokus kryesor i secilës Qeverisë që vjen në vend sepse rritja e eksportit ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e zhvillimit ekonomik dhe punësimit duke e inkasuar mjetet nga vendet e huaja”.

“…kjo Qeveri duhet të fokusohet shumë në përmasimin e infrastrukturës siç janë parqet e bizneseve, dhe ka nevojë që të hapet kudo në Kosovë dhe të bëhet më atraktive për investim dhe të jemi konkurrentë dhe të punohet ngushtë edhe me diasporën sepse energjia është kyçe për këtë punë”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme