Ish-zyrtari i AKP-së nuk raporton në Komisionin Hetimor për shkaqe teknike

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 14:46 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, përmes video-lidhjes ishte ftuar për raportim Jasper Dick ish-u.d i Drejtorit Menaxhues në AKP. Raportimi i tij është shtyrë për shkaqe teknike, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht ai ka sqaruar pozitat që ka pasur në Agjenci, dhe kur është larguar nga Kosova.

“Besoj që jam bashkuar AKM me 4 nëntor 2002, por pas disa muajsh unë jam bërë drejtor në repartin e mbikëqyrjes. Jo i krejt agjencisë por një pjese të vogël të saj”.

“Para përmbylljes së AKP-së jam bërë drejtor menaxhues, por nuk më kujtohet kur ka qenë, por besoj që ka qenë në 2007. Pastaj në 2008 është mbyllur AKM-ja dhe unë jam larguar nga vendi me datën 30 qershor 2008”.

Kryesuesi i Komisionit, Hajrullah Çeku, tha se për shkak të pengesave teknike nuk mund të vazhdojnë me intervistimin.

“Për shkak të pengesave teknike ne nuk mund të vazhdojmë me dëshminë tuaj. Propozojmë si Komision që të vazhdojmë seancën e ardhshme ne javën tjetër”.

Dick tha se ndonëse është pensionistë dhe ka orar të përcaktuar, mbetet i hapur për intervisitim kurdo që Komisioni vendos.

“Jam i pensionuar kam orar fleksibil nuk ka problem për mua”.

Çeku propozoi që mbledhja të caktohet për një ditë tjetër.

“Ta caktojmë një ditë e datë tjetër”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme