Kamionët me mallra bllokohen në Han të Elezit në pritje të mjekëve

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Një kolonë e madhe kamionësh dhe maunesh janë bllokuar në Han të Elezit në pritje të ndonjë ekipi mjekësor për të kontrolluar shoferët nëse janë të infektuar me coronavirus.

Nga Hani i Elezit shihen kolona të gjata të kamionëve dhe mauneve që me mallra po hynë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut.

Shoferët ankohen se ka gati një orë që po presin.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të mbyllë të gjithë kufijtë e vendit në përpjekje për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Nga kjo masë është i përjashtuar qarkullimi i automjeteve që transportojnë mallra.

Kjo masë është marrë pas konfirmimit të rasteve të para me coronavirus në Kosovë.

Territoret e 3 komunave të Kosovës janë vënë në karantinë pas zbulimit të rasteve me coronavirus: Vitia, Klina dhe Malisheva.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme