KEDS thotë se ka mobilizuar ekipet për shkak të erërave të fuqishme që po mbretërojnë në vend

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

KEDS ka bërë të ditur se përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishje në rrjet.

KEDS njofton se ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.

“Erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit, por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë e Prizren”, thuhet më tej.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por ta raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë. 

Të ngjashme