Komisioni Hetimor – Ish-anëtarët e Bordit të KOSTT-it: S’ka pasur shkelje ligjore në periudhën 2006-2008

Prishtinë | 06 Tet 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka intervistuar ish-anëtarët e bordit të KOSTT-it, për periudhën 2006-2008, raporton Ekonomia Online.

Bashkim Krasniqi, ish-anëtar i Bordit tha se ndonëse ka kaluar periudhë e gjatë do të mundohet që mos të krijojë bindjen të anëtarët se nuk po e thotë të vërtetën.

“Betohem se do të them të vërtetën dhe nuk do të fsheh asgjë. Në periudhën 2006 kemi shkuar si anëtar Bordi. Në 2005 ka qenë ndarja KEDS-KOST. Në momentin kur kam shkuar si anëtar Bordi dhe kanë filluar procedurat për anëtar të bordit”.

“Para çdo takimi na është shpërndarë materiali dhe 3 vjet jemi ballafaquar me konsolidim të ndërmarrjes. Bilanci i sistemit energjetik gjithherë është prezantuar”.

“Janë raportuar për borxhe që ka pasur EPS. Periudha 16 vjeçare nuk është e shkurtë. Ne kemi qenë anëtar. Asnjëri prej juve nuk dua me krijuar bindjen se jemi duke fshehur diçka”.

Deputeti i LDK, Armend Zemaj, ka pyetur se cili ka qenë roli i tij brenda Bordit dhe çfarë përgjegjësi ka pasur.

Deputeti i VV-së, Arbër Rexha, pyeti nëse ka pasur vendime të bordit që kanë qenë joligjore.

“A ka pas ndonjë vendim që është votuar e që ka mundur të ketë shkelje ligjore ose në shpëputhje me rregulloren e punës”, pyeti Rexha.

Ndërsa Krasniqi, tha se me dijeninë e tij nuk ka pasur, ndërsa përmendi disa nga punët që ai i konsideroi si të arritura të bordit.

“Nuk kam qenë në dijeni, absolutisht nuk ka pasur diçka që kem votuar në shpërputhje. Jemi munduar të jemi sa më vigjilent dhe ta bëjmë KOSTT-in gjigand botëror. Plani strategjik 2006-2011, një vendim për shujtat që i kanë kërkuar punëtorët”, tha ai.

Për fund anëtarët e këtij Komisioni u dakorduan që pyetjet shtesë t’i adresojnë në mënyrë elektronike.

Të ngjashme