Konkurrueshmëria në Kosovë duhet të rritet përmes sektorit privat

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 15:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rritja e konkurrueshmërisë në Kosovë duhet të shkojë përmes inovacionit dhe ndërmarrësisë, përmes sektorit privat.

Kështu u tha në tryezën “Sfidat dhe mundësitë që kanë kompanitë kosovare për eksport”, organizuar me rastin e 10-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Me këtë rast u theksua se Gjermania, përmes taksapaguesve të vet, është donatori më i madh bilateral në Republikën e Kosovës.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka tha se Kosova ka treg të varfër të teknologjisë informative, por kjo është në zhvillim e sipër dhe se Kosova ka pasur rritje të eksportit duke iu falënderuar sektorit privat, raporton Ekonomia Online.

“Kompanitë e teknologjisë infomative në Kosovë duhet të përqendrohen në teknologji specifike që reflektojnë kërkesën korresponduese në tregjet e teknologjisë informative, pra rritja në eksportin e shërbimeve në këtë sektor do të ofrojë një numër të përfitimit afatgjatë për Kosovën si përshpejtimin në transformimin ekonomik të bazuar në IT përmes transferit teknologjik dhe krijimit më të mirë të vendeve të punës dhe paga më të mira”, tha Lluka.

Lluka tha se kompanitë vendore në Kosovë kanë disa përparësi për njohjen e gjuhës angleze dhe një pjesë e madhe e kompanive kanë punëtorë qe janë gjermanfolës dhe një pjesë e madhe njohin gjuhë të tjera, si turke etj.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, tha se për ekonominë e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme marrëdhënia e mirë me shtetin gjerman dhe se me vite të tëra në shumë sektorë përveç atë informativ, energji, etj., ka pasur angazhim të pakompromis të qeverisë gjermane për një jetë më të mirë të qytetarëve tanë, raporton EO.

“Fatkeqësisht ekonomia jonë është ekonomi që varet nga konsumi dhe kjo nënkupton që varet nga importi dhe raportet tona me shtetin gjerman kanë shënuar rritje progresive çdo vit dhe kanë shënuar rritje në eksport dhe import dhe besoj që kemi hapësirë që bashkërisht të punojmë që të ngrisim kapacitete të reja që këto eksporte të jenë domethënëse dhe të kemi rritje të ekonomisë”, tha Beqaj.

“Raporti i MSA-së po na hapë rrugë dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë rrugë nëse koncentrohemi në teknologjinë informative dhe defekti kryesor nga këndvështrimi im prej qe kam ardhur në këtë ministri është se nuk ka një rregullativë ligjore”, tha Beqaj.

Udhëheqësi i Seksionit për Politikë, Medie, Protokoll dhe Kulturë në Ambasadën Gjermane, Marten Menger, tha se numri i organizatave të ndryshme gjermane në Kosovë dhe kosovare në Gjermani tregon më së miri marrëdhëniet e këtyre dy shteteve që kanë lidhje të fortë në mes vete.

“Zhvillimi ekonomik është pika kryesore për Qeverinë e Kosovës e cila është prioritet  edhe për qeverinë gjermane dhe Gjermania përmes organizatave si GIZ-i dhe organizatat tjera do vazhdojë të mbështesë Kosovën në pjesën e parkut inovativ dhe trajnues në Prizren, i cili është shembull kryesor ku aty e kemi pasur KFOR-in gjerman që aty ka dhënë siguri dhe stabilitet”, tha Menger.

Ndërsa, drejtoresha Ekzekutive e STIKK-ut, Vjollca Çavolli, tha se diaspora kosovare po jep një përkrahje të jashtëzakonshme në tregun dhe ekonominë e vendit.

Image may contain: 5 people, people smiling, people sitting, table and indoor

Image may contain: 2 people, people sitting

Të ngjashme